• Raportime

Xhamia e Gjin Aleksit një perlë e arkitekturës dhe e trashëgimisë

Ledja Fili 06 Shtator 2023

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës është një nga monumentet arkitekturore nga më interesantët, jo vetëm për pamjen e saj madhështore, por edhe për dëshmitë, simbolet dhe mesazhet e bashkëjetesës historike ndërfetare në Shqipëri.

Ky monument i kultit Islam, ndërtuar në shek XVI mbi rrënojat e një Manastiri të hershëm Kristian, ndoshta  të periudhës Bizantine, ndërthur në një territorin e ngushtë të oborrit të tij, xhaminë, kishën, Teqen Bektashiane dhe një burim të vlerësuar si “të shënjtë”, që mban emrin Burimi i Gjin Aleksit.  

Pas rikthimit në vitin 1990 të institucioneve dhe besimeve fetarë të nxjerra jashtë ligjit nga regjimi komunist qysh në vin 1967 dhe pas një rikonstruksioni të plotë të kryer nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve, ky vend i shenjtë i tri besimeve fetare dhe Burimi i Gjin Aleksit pranë monumentit, janë kthyer në një vend peligrinazhi dhe një atraksion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.    

Ky objekt arkitekturor, simbolik për bashkëjetesën ndërfetare, është shpallur “monument kulturore” i kategorisë së parë i llojit “arkitekturë” qysh në vitin 1963 dhe ndoshta ky status kulturor ka qënë arsyeja kryesore që Xhamia e Gjin Aleksit nuk ka pësuar fatin e shumë objekteve të tjera të kultit që u shkatërruan dhe rënuan plotësisht gjatë fushatës komuniste antife.

Turistët dhe besimtarët që vinë për ta vizituar këtë Xhami, përveç pamjes fantastike, e vlerësojnë atë edhe për faktin se ç’farë e bën të veçantë: arkitektura e rrallë Islame, emri i katolik Gjin Aleksi që mban Xhamia dhe Burimi i shënjtëruar, prania dhe ndërthurja simbolike në të njëjtin vend të shenjtë të tri besime dhe shumë kulturave.

Xhamia e Rusanit me simbolikën e veçantë të saj, u dëshmon besimtarëve dhe turistëve jo vetëm se Zoti është një dhe vetëm një, por edhe për bashkëjetesës e rrallë ndërfetare të shqiptarëve.