• Gjirokastër

Gjirokastra një nga destinacionet më të preferuara për turizëm / Objektet e kultit tërheqin gjithnjë e më shumë turistë

Ledja Fili 30 Gusht 2023

Sezoni i verës ka dyfishuar numrin e turistëve ,duke shënuar rekorde sa i përket vizitave që ata bëjnë në vlerat natyrore dhe monumentet e kulturës në rajonin e Gjirokastrës.Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Ardis Duka vetëm kalanë e Gjirokastrës,e cila mbart shumë histori e kanë vizituar gjatë këtij 9-mujori 145 mijë turistë,duke patur një rritje të konsiderueshme me rreth 60 mijë vizitorë më tepër se viti i kaluar.
Një rritje të vizitueshmërisë gjatë këtyre muajve ka patur edhe në muzetë e ndryshëm që ndodhen në qytetin e Gjirokastrës sic është shtëpia e shkrimtarit Kadare ,muzeu Etnografik, por në fokus të turistëve vendas dhe të huaj të ardhur nga Italia ,Spanja, Brazili etj, kanë qenë edhe objektet e kultit si Kisha e Labovës së Kryqit, kalaja e Libohovës etj. Në shtimin e turistëve gjatë këtij viti kanë ndikuar projektet e mbështetura nga qeveria dhe promovimi që i është bërë nga institucionet.
Ky sezon veror e ka kthyer qytetin e Gjirokastrës në një nga destinacionet më të kërkuara dhe kryesore për turizmin ,jo vetëm në rang kombëtar,por edhe më gjerë.