• Sarande

Ksamili nga surprizat e turizmit shqiptar “pushtohet” nga turistët e huaj

Gjirokastra 23 Gusht 2023

Po të udhëtosh pak kilometra në jug të Sarandës do të gjendesh në Ksamil, një nga surprizat më të mrekullueshme që ofron turizmi shqiptar. Falë detit të kristaltë e ishujve me plazhe mahnitëse që arrihen lehtësisht nga bregu, si dhe afërsisë me Butrintin.Vitet e fundit ky vend ka tërhequr vëmendjen e plot mediave ndërkombëtare që e kanë vendosur në listat e destinacioneve të jugut të Evropës që nuk duhet të humbisni.Kjo zonë bregdetare ka tërhequr ndërkaq vëmendjen e shumë turistëve të cilët kalojnë pushimet verore duke i tejmbushur plazhet e Ksamilit.Këta të fundit vlerësojnë bukurinë që mbart ky vend duke shtuar dhe pjesën e shërbimeve që janë të mira.

“Më pëlqen Ksamili,më tërheq ambienti dhe pastërtia që ka ky plazh.Nesër është dita e fundit.Kemi bërë.një tur në gjithë jugun kemi ndaluar në Gjirokastër,në Butrint,në Syrin e Kaltër dhe tani po shijojmë dhe po kënaqemi në.këtë plazh fantastik.Këtë eksperiencë do t’a ndaj me miqtë e mi në Itali.
Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha e bën mikrpitja njerëzore pasi jeni fisnikë dhe bujarë.”

“Unë vij nga Pulja e Italisë.Sot në mengjes erdha në Ksamil.Plazhi është i shkëlqyer.Është hera e parë për mua që vij këtu nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.Deti i kaltër,jeta dhe njerëzit janë arsyet që më bëjnë t’a dua Shqipërinë.Kam dëgjuar që keni diskoteka dhe dua të shkoj të argëtohem.”

“Ështe hera e parë që vij ne Ksamil.Det eshte shume i bukur i paster,eshte fantastik.Kuzhina eshte e mire ishte e shijshme.cdo gjë është e freskët për ushqimin s kemi çfarë te themi.Diferenca midis plazheve të Italisë dhe Shqipërisë eshte se pastërtia dhe bukuria që ka bregdeti juaj.”

“Jemi nga Norvegjia,ne qendrojmë në Sarandë dhe sot erdhëm për të bërë plazh në Ksamil është vërtetë fantastik si vend sidomos kaltërsia e detit.Ia vlen që të bësh pushimet këtu.Kemi ardhur për herë të parë.”

“Uji i detit është fantastik,i pastër dhe i ngrohtë.Më tërhoqi shumë shërbimi dhe është për t’u vlerësuar.Jam norvegjez dhe rrallë e shikojmë detin. Këtë eksperiencë do t’a ndaj me miqtë dhe familjarët e mi aty.Do vij sërish në Shqipëri.”

Ajo çka të bën përshtypje sapo mbërrin në fshatin e Ksamilit është mundësia e të zgjedhurit mes disa plazheve spektakolare që plotësojnë njëra tjetrën. Dihet fort mirë se secili prej nesh ka një version të caktuar të blusë apo kaltërsisë së detit që i pëlqen më shumë se versionet e tjera. Në plazhet e Ksamilit ju do mundet të gjeni ekzaktësisht atë tonalitet të detit që keni ëndërruar aq shumë gjatë ditëve të tjera të vitit, shoqëruar dhe nga rëra e pastër dhe e ngrohtë.