• Sarande

Finiq-Livadhja, ardhja e emigrantëve shton gatishmërinë në qendrën shëndetësore

Gjirokastra 02 Gusht 2023

Njësia Administrative Livadhja është në sipërfaqe dhe në popullsi më e madhja në Bashkinë e Finiqit. Si e tillë , i kushtohet rëndësi e veçantë shërbimit shëndetësor nga ana e personelit të mjekëve dhe infermierëve.

Qendra shëndetësore e kësaj njësie vendore është e pajisur me laborator , si dhe kryhen të gjitha shërbimet e duhura për dhënien e ndihmës së parë.

Megjithëse çdo fshat ka infermierin e saj , dy mjeket e atashuara pranë kësaj qendre bëjnë vizita herë pas here nëpër fshatra, duke iu përgjigjur nevojave të pacientëve.

Infermieria pranë kësaj Qendrë, zonja Rezarta Muho, shprehet se personeli u jep vazhdimisht këshilla banorëve për të evituar diellin dhe temperaturat e larta të këtyre ditëve, si dhe janë marrë masa shtesë me rastin e kthimit të emigrantëve në vendlindje gjatë muajit Gusht .

Megjithëse nuk arritëm të kontaktonim direkt me Drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore, zonjën Nikolina Koçi, pasi ishte për të vizituar pacientët nëpër fshatra, na u bë e ditur se bashkëpunimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor është në nivelet më të larta.

Kurse ,në një kontakt të dytë zonja Koçi na sqaroi për pretendimet e një të afërmi të një pacienti ,përsa i përket mungesës së medikamenteve në Qendrën Shëndetësore të Livadhjasë. Na vuri në dispozicion përgënjeshtrimin e vet pacientit , si dhe na bëri të ditur se pas kontrollit nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Sarandë,rezultoi se në Qendrën Vendore te Livadhjasë nuk u evidentuan mungesa në medikamente.