Të shtunën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet për kreun e partisë demokratike të Shqipërisë ku kandidatë ishin Gjergji Hani dhe Lulzim Basha ku ky i fundit u rezultoi fitues i këtyre votimeve.
Në qarkun e Gjirokastrës procesi i votimit ka ecur normalisht duke mos hasur asnjë problematikë si nga komisionerët dhe nga materialet zgjedhore.Në këtë qark ishin 1184 anëtarë me të drejtë vote ndër të cilët 630 zgjedhës morën pjesë duke sjellë një pjesëmarrje prej 53,2%.
Rezultatet në nivel qarku nxorën fitues Lulzim Bashën me 560 vota e kthyer në 89% kundrejt Gjergji Hanit i cili mori 69 vota ose 10,5%.
Në Gjirokastër nga 272 votues Basha mori 248 vota dhe kandidati Hani 18 të tilla.
Në Tepelenë nga 120 votues Basha mori 107 ndërsa Hani 11 vota
Në Përmet nga 83 votues Basha mori 63 vota ndërsa Hani 18 të tilla.
Në Memaliaj nga 71 votues Basha mori 66 vota ndërsa Hani 5
Në Këlcyrë nga 84 votues Basha mori 76 vota dhe kandidati Hani 6 të tilla.
Pjesëmarrja më të lartë në këtë u proces zgjedhor u shënua në Memaliaj me 71% dhe në Këlcyrë me 69%.
- Gjirokastër
Zgjedhjet për kryetarin e PD,Basha votëbesohet nga 560 anëtarë të qarkut Gjirokastër
Gjirokastër
Më shumë- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...
- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...
- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...
- Gjirokastër