Kalaja dhe Gjirokastra, dy ditë pas mbylljes me sukses të aktivitet kulturor me të rendeshiem në vend, Festivalit Folklorik Kombëtar, po i rikthëhen jetës normale, ndonëse jehona, gjurmët e festivalit , dhe dekori ende janë të fresketa.Qarku Gjirokatër ishte organizatori kryesor dhe mikëpritës i festivalit, që në bashkëpunim me shumë oragnizma dhe institucione të tjera, ndoqën nga afër përgatitjet ,mbarëvatjen e aktivitetit me përmasa ‘botërore’.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova..thotë se festivali I kaloi pritshmëritë për nga pjesëmarrja dhe niveli artistik, që grupet sollën në skenën e tij. Falenderimet, sipas saj , janeë për teë gjithë ata që prekën skenën dhe dhuruan emocione , por dhe për gjithë instuticonet dhe organizmat , që punuan diteë e natë, që të finalozohej gjithçka sa më mirë në skenën e festivalit.
Jo vetëm art, por festivali solli në qytetin ,pasuri të UNESCOS dhe mijëra turisteë vendas e të huaj, njerëz që e duan origjinalitetin e artit dhe që pëqejnë mozaikun kulturor, që Gjirokastra ofron. Qyteti përjetoi dhe një bum vizitorësh që perkthehet në të ardhura për biznesin vendas dhe që e bëjnë Gjirokastrën njeë atraksion të vizitueshëm turistik dhe që festivali i dha shtysë edhe më të madhe këtij sektori jetik për banorët.