7 Marsi njihet si festa e mësuesit në Shqipëri dhe festohet në të gjitha shkollat.Është një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhenie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Ndërkohë atmosfera e festës së mësuesit u ndje edhe në shkollën “Koto Hoxhi”,ku më të vegjlit zgjodhën lulet si dhuratën më të preferuar në këtë ditë të veçantë, por nuk kanë munguar as dhuratat e ndryshme për të shprehur urimin për mësuesit e tyre.
Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe,pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit ,por edhe gjithë punonjësve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
