Rreth 6 mijë persona është numëri i të regjistruarve , si punëkërkues në Zyrën Rajonale të Punësimit në Qarkun e Gjirokastrës .Pjesa më e madhe e tyre janë të regjistriuar si të papunë, por ndërkohë mes tyre ka edhe nga ata persona që kërkojnë një alternativë më të mirë pune. Sipas drejtoreshës së këtij shërbimi, znj. Marsida Xarba, 25 % e punëkërkuesve i përkasin moshës së re, ndërsa pjesa tjetër janë në një moshë më madhore, këta të fundit janë dhe ata që hasin më shumë vështirësi në gjetjen e një pune të përshtatshme. Sipas znj. Xarba profesionet më të kërkuara janë ato që kanë lidhje me turizmin dhe fasonerinë. Ndërkohë biznesi është dhe partneri kryesor i kësaj zyre pasi kërkesat në fushën e turizmit janë shumë të larta. Nuk mungojnë edhe rastet kur nga zyra e punës u ofrohet një vend pune dhe refuzohet nga punë kërkuesit, kjo sipas znj. Xarba ndodh për disa arsye. Ndërkohë nuk mungojnë edhe rastet kur punëkërkuesve u hiqet dhe asistenca sociale, dhe kjo ndodh në momentit kur nga ana e tyre refuzohet cdo lloj pune e ofruar nga zyra e shërbimit .
- Gjirokastër
6 mijë punëkërkues në qarkun e Gjirokastrës/ Xarba: 25% e të papunëve janë të rinj

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër