Në përfundim të gjendjes së gadishmërisë, në të cilën shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër ka qenë që prej muajit qershor ka bërë sot dhe një bilanc të vatrave të zjarrit me të cilat është dashur të përballet gjatë këtij sezoni të veshtirë me temperatura shumë të larta. Sipas drejtuesit të këtij shërbimi, z. Pëllumb Shalari ndërhyrjet nga ana e zjarrfikësve për këtë periudhë kanë qenë 40 të tilla. Pjesa e madhe e tyre ka qenë në pyje dhe kullota, dhe janë menaxhuar në mënyrë efikase nga ana e punonjësve . Ndërkohë sipas z. Shalari ka pas raste ku janë hasur vështirësi nga ana e punonjësve të shërbimit zjarrfikës , pasi ndërhyrja ka qenë të rrezikshme për shkak të terrenit të vështirë. Gjatë kësaj periudhe Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër i ka ardhur në ndihmë edhe bashkive të tjera në rastet e nevojshme. Ndërkohë Shërbimin Zjarrfikës në Gjirokastër do vijojë të jetë në gadishmëri të plotë edhe gjatë periudhes në vazhdim duke iu bashkuar emergjencave civile.
Të dhënat flasin për 40 të tilla, pjesa më e madhe e të cilave në pyje dhe kullota..