Prej më shumë se 4 dekadash artizania Leonora Cici ushtron mjeshtëri të tradicionale të punimeve me grep dhe qendistarisë.Ajo nëpërmjet një rrëfimi për mikrofonin e RTSH Gjirokastra shprehet se e ka nisur që në moshën 17 vjeçare duke e perfeksionuar në ish ndërmarrjen artistike duke e kultivarët më pas gjatë viteve të para të tranzicionit në një punishte qendistarie.
Lola siç e thërrasin të njohurit e saj që prej disa vitesh ka çelur biznesin e saj në zonën e Pazarit Karakteristik ku ekspozon punimet e realizuara me shumë finesë dhe fantazi nga duart e saj.Ajo shprehet se këto punime kanë ngjallur mjaft interes nga vizitorët dhe preferojnë të gjitha llojet e punimeve përfshirë dhe kostumet.Lola citon ndërkaq se për realizimin e një punimi i merr kohë disa ditë.
Lola pohon se interesi nga ana e të rinjve për të ushtruar e kultivuar këto zanate kanë shënuar rënie dhe duhet me doemos që këto tradita të përcillen me qëllim të mos humbasin.
