• Gjirokastër

Të marrësh një kujtim nga Gjirokastra / Sezon i suksesshëm për artizanët dhe tregtarët e dyqaneve të suvenirëve

Gjirokastra 05 Tetor 2023

Qilima shumëngjyrësh të punuara në tezgjah ,punime dore me grep ose shtizë, punime të gdhendura në gurë apo dru, e një sërë produktesh të tjera kanë qënë këto që janë preferuar më shumë këtë sezon nga vizitorët vendas dhe të huaj. Pothuajse çdo vizitor që vjen në qytetin e gurtë do të marri diçka simbolike nga ky vend, shprehen artiznatët dhe tregtarët e dyqaneve të suvenireve.

Ky sezon ishte ndër më të suksesshmit dhe rrjedha që ka marrë turizmi vitet e fundit ka ndikuar drejtëpërdrejtë edhe në rritjen ekonomike të çdo biznesi që ushtron veprimtari në pazarin karakteristik të qytetit te gurtë.

Punimet në gurë, dru , bakër, argjend, në lësh ,mëndafsh etj janë këto të cilat tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe duke i blerë këto marrin me vete një copëz nga Shqipëria sëbashku me kujtimet dhe mbresat e udhëtimeve të tyre.