• Gjirokastër

Udhëheqësi artistik i festivalit Thoma Gaqi vlerëson punën e grupeve

Gjirokastra 27 Qershor 2023

Festivali Folklorik Kombëtar është sot në natën e katërt të tij. Për tre netë me radhë në skenën e Kalasë së Argjirosë kanë performuar festivalitët e ardhur nga qarqet Berat, Kukës , Vlorë,Lezhë,Dibër dhe ai Tiranës. Ndërsa kanë përshëndetur grupet shqiptare të ardhura nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Qindra festivalistë kanë performuar në skenë këngë , valle , polifoni , instrumente, rite të ndryshme popullore, ku nuk kanë mungruar dhe këngët humoristike. Thoma Gaqi, Udhëheqësi artistic i festivalit në një intervistë për mikrofnin e RTSH Gjirokastrës , shprehet i kënaqur me performancësn që trupat artistike kanë sjellë në skenë por edhe me  punën  e bërë nga ana e përgjegjsve të grupeve. Risi për këtë festival, z. Gaqo sheh prurjet e reja pothuajse nga të gjitha trupat e artistëve të rinj