• Raportime

23 Gushti,dita e viktimave të regjimeve totalitare,ceremoni përkujtimore në ish kampin e Tepelenës

Gjirokastra 23 Gusht 2023

Dita evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila përkujtohet në 23 gusht, është dita ndërkombëtare përkujtimore e viktimave të ideologjive totalitare, specifikisht regjimeve komuniste si stalinizmi, nazizmi dhe fashizmi.Me këtë kuadër u zhvillua një aktivitet nga autoriteti kombëtar i dosjeve në ish kampin e të persekutuarve në Tepelenë ku prej këtij vendi krahas shumë viktimave rreth 300 prej tyre ishin fëmijë.Këta të rënë nga regjimi i kaluar u përkujtuan në një ceremoni ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor si dhe nga autoriteti kombëtar i dosjeve.Kreu i këtij autoriteti Gentiana Sula u shpreh lidhur me rëndësinë e kësaj dite duke shtuar se po bëhen përpjekje për t’a kthyer ish kampin e internimit në Tepelenë në vend kujtese.
Kampi i Internimit i Tepelenës ka qenë një strukturë internimi në përngjasim me kolkozet sovjetike pranë kalasë së qytetit të Tepelenës, në Republikën Popullore të Shqipërisë, ku u mbajtën familjarët e të dënuarve, arratisurve dhe ushtarakëve dezertorë. U mbajtën dhe një numër i madh fëmijësh dhe nga kushtet pati një vdekshmëri të lartë foshnjore. Kampi identifikohej me dy numra, 4 dhe 6, dhe qëndroi aktiv prej prillit 1949 deri në mars 1954.Kampi i Tepelenës fitoi nam të keq në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e qeverisë amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955.