Nuk janë vetëm 2,5 milionë turistët shqiptarë që kanë vizituar Shqipërinë në 5 vitet e fundit, që përbëjnë lajm për turizmin shqiptar. Lidhja ekonomike mes të dy vendeve është një tjetër realitet, që shënon rritje të dukshme.
Kemi një popullsi pothuajse sa Roma në Itali. Por turizmi Itali–Shqipëri, po shënon një sfidë historike. Në vitin 2022 Shqipëria arriti shifrën rekord prej 7.5 milionë turistësh të huaj, të cilët e shihnin vendin tonë si një destinacion perfekt për pushimet e tyre.
Shqipëria, për periudhën janar–korrik 2023, ka regjistruar mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% të njëjtën periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.
Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë, thanë autoritetet.
Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë, gjatë këtyre muajve, Italia shënon 53% më shumë vizitorë, krahasuar me vitin që shkoi.
Në 5 vitet e fundit, sipas burimeve italiane, gjithsej 2.5 milionë turistë italianë kanë vizituar Shqipërinë. Kjo është vetëm njëra ana e medaljes.
Shqipëria është, në ndërkohë, një partner tregtar që i garanton Italisë një eksport prej 1.7 miliardë euro dhe një import prej 1.592 miliardë eurosh, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme italiane.
Deri në vitin 2020, eksportet ishin vetëm 1,261 miliardë euro, ndërsa importet ishin 967 milionë euro. Me këtë rritje, Italia është zyrtarisht tregu i parë i destinacionit të eksportit të Shqipërisë, si dhe furnizuesi i parë i saj. Vini re eksportet dhe importet italiane në shifra:
Eksporte italianeProduktet tekstile Produktet ushqimore, përfshirë pijet dhe duhanin | 528 milionë euro225 milionë euro |
Importe italianeProdukte tekstiliMetale dhe produkte bazëElektroshtëpiake | 861.9 milionë euro254 milionë euro81.5 milionë euro |
Për sa i përket mallrave, pjesa më e madhe e eksporteve italiane bazohet në produktet tekstile (528 milionë euro) dhe produktet ushqimore, përfshirë pijet dhe duhanin (225 milionë euro).
Sa i përket importeve, në tre vendet e para qëndrojnë ende produkte tekstili (861.9 milionë euro) dhe metale dhe produkte bazë (254 milionë euro), plus elektroshtëpiake (81.5 milionë euro).
Falë ekonomisë së saj reaktive, Shqipëria mbetet një partner i shkëlqyer tregtar dhe financiar për Italinë. Një rezultat shumë i këndshëm, nëse mendohet për krizën në të cilën u zhyt Shqipëria 32 vjet më parë, me dhjetëra mijëra njerëz që ikën në brigjet italiane për të kërkuar fatin e tyre!
Gazetar: Bardhi Sejdarasi