• Gjirokastër

Alergjitë e pranverës

Gjirokastra 13 Prill 2023

Pranvera është një nga stinët më të bukura, por jo aq e dashur për një grup njerëzish që vuajnë nga alergjitë e kësaj stine. Duke rënë në kontatkt me barërat polenet e luleve apo dhe pluhurat e ambienteve tek ta shkaktohen  një sërë çrregullimesh të ndryshme duke filluar nga kollitja e tështimat, skuqja e syve apo e lëkurës. Nqse alergjia përsëritet sërish, ka tendencë që simptomat të ashpërsohen dhe mund të japë edhe probleme të frymëmarrjes.

“Janë kontaktet e drejtpërdrejta me bimët që sapo çelin, kontakti i frymëmarrjes, përmes poleneve apo përmes pëlhurave të shkaktuara nga ndotjet e ndryshme mjedisore. Sigurisht, që target grupi më i prekur nga alergjitë stinore janë persona kryesisht bujqit e blektorët e zonave rurale të cilët janë në mjedis të hapur, që kultivojnë bimë të ndryshme, por janë edhe në kontakt me bimët e sapoçelura. Duke rënë në kontakt shkaktojnë një sërë crregullimesh të ndryshme duke filluar nga kollitja e tështimat, skuqja e syve apo e lëkurës. Nqse alergjia përsëritet sërish, ka tendencë që simptomat të ashpërsohen dhe mund të japë edhe probleme të frymëmarrjes të formës së bronkospazmave deri në laringit alergjik i cili përbën problematika serioze për jetën e pacientit. Mund të hasim edhe  klinika të formave të rënda, të cilat përbëjnë urgjencë mjekësore dhe pacienti duhet t’i drejtohet menjëherë spitalit.”,- shpjegon specialisti i shendetit publik, Bledar Ahmetaj.

Po si duhet t’i parandalojmë apo dhe mjekojmë alergjitë e pranverës?

“Duhet të mbajnë bashkëpunim me mjekun, duhet të kryejnë vizita mjekësore duke filluar nga provat alergjike për të përcaktuar alergjenin që ia ka shkaktuar alergjinë, duhet të shmangin kontaktet qoftë me bimët apo polenet e luleve, duke reduktuar kështu mundësinë e ripërsëritjes. I rëndësishëm është mjekimi  i cili bëhet përmes antihistaminikëve antialergjikëve dhe desinsibilizuesve të cilat përshkruhen nga mjeku. Duke përcaktuar alergjenin përmes provave, kryhen edhe vaksina të ndryshme të cilat bëjnë profilaksinë e faktorit alergjen dhe desinsibilizimin e organizmit prej faktorit alergjik. Pra, të gjithë këta komponentë janë shumë të rëndësishëm dhe çdokush nga personat alergjik duhet t’i aplikojë në vetveten e tij. Një tjetër masë që mund të jetë paraprake është mbajtja e pomadave të cilat përdoren në rastet kur shpërthen alergjia dhe vet personi i jep ndihmën e parë vetes derisa të shkojë tek mjeku.”,- sqaron Ahmetaj.