Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e koalicionit të drejtuar nga grupi i ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Seanca publike për të shqyrtuar koalicionin “Bashkë Fitojmë” e drejtuar nga Berisha do të mbahet ditën e sotme në orën 11:00 (18 mars) ku bëjnë pjesë Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule.
Midis kërkesave të tjera, KAS do të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, “për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Gjithashtu, KAS do të shqyrtojë edhe rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Rodolf Llambi Xhillari, anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë”.
Ndërkaq, pritet të merret në shqyrtim edhe vendimi “për caktimin e numrit të kandidatëve në listat shumemerore të paraqitura nga subjektet zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Rendi i ditës:
- “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
- “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
- “Për zbatimin e vendimit nr.27, datë 16.3.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”.
- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Rodolf Llambi Xhillari, anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë”.
- Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 100, datë 8.3.2023, “Për caktimin e numrit të kandidatëve në listat shumemerore të paraqitura nga subjektet zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.