Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure (24 maj) dhënien e mandateve për kryetarët e 14 bashkive, si dhe shpërndarjen edhe të mandateve për këshillat bashkiak.
KQZ vendosi dhënien e mandatit për Bukurosh Maçin si kryebashkiak i Peqinit, Safet Gjicit si kryebashkiak i Kukësit, Miftar Dautit si kryebashkiak i Hasit, Kristian Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës, Albert Mëlyshit si kryebashkiak i Mirditës, Agron Malaj si kryebashkiak i Matit, Valbona Kola si kryebashkiake e Klosit, Festime Mjeshtri si kryebashkiake e Bulqizës, Elton Arbana si kryebashkiak i Shijakut, Andis Gëzimi si kryebashkiak i Cërrikut, Besion Ajazi si kryebashkiak i Gramshit, Nuri Belba si kryebashkiak i Prrenjasit, Fation Duro si kryebashkiak i Patosit dhe Majlinda Bufi si kryebashkiake e Roskovecit.
Po ashtu KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec.