Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshillat bashkiak për hetim të thelluar nga prokuroria, nga të cilët 10 janë kandidatë për kryetarë bashkie.
Nga 10 kandidatët për kryetarë bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar, 5 prej tyre janë nga Partia Socialiste, 3 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, një nga Partia Demokratike dhe një nga Partia për Evropianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.
Nga PS janë: Qerim Ismail Ismailaj për Bashkinë Mallakastër, Artur Bushi për Bashkinë Krujë. Kreshnik Hajdari për Bashkinë Kuçovë, Kristian Shkreli për Bashkinë Vau i Dejës dhe Beqir Mulaj për Bashkinë Has.
Nga “Bashkë Fitojmë” janë: Rezeart Tusha për Bashkinë Shijak, Elvis Hajderlli për Bashkinë Devoll dhe Dhionisios (Alfred) Beleri për Bashkinë Himarë.
Nga PD është dërguar për hetim të thelluar Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie Mallakastër.
Nga Partia per Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë është dërguar Abedin Oruçi për Bashkinë Kukës.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ata janë dërguar pas indicieve të marra nga partitë politikë por edhe nga ajo që këta kandidatë kanë vetëdeklaruar në formularin e dekriminalizimit.
“Janë 38 kandidatë për kryetar bashkie e këshilla bashkiakë që KQZ bazuar nga atë që kanë deklaruar vetë në formularin e dekriminalizimit dhe indicet e partive kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar nga prokuroria. Janë 10 për kryetar bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar, këta kandidojnë në Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Mallakastër, Has, Shijak, Devoll, Himarë dhe Kukës”, tha Celibashi.
Ndërsa 28 kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiak që janë dërguar për me hetime të thelluar, Celibashi sqaroi se i përkasin bashkive “Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz”.
Në një konferencë me gazetarët, Celibashi sqaroi gjithashtu se është zgjatur afati i ID që skadojnë deri më 14 maji.
“Kujtdo që i skadon ID deri më 14 maj, shtyhet vlefshmëria deri më 31 maj”, tha Celibashi.
Kandidatët e dërguar për verifikim të thelluar
- Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, “Partia Socialiste e Shqipërisë”, per Bashkinë Kuçovë.
- Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Kruje.
- Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Vau i Dejës.
- Beqir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Has.
- Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashke Fitojme”, Shijak.
- Elvis Hajderlli, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashke Fitojme”, Devoll.
- Dhionisios (Alfred) Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Himarë.
- Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Demokratike”, Mallakastër.
- Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia per Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, Kukës
- Arjan Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike”, Bulqizë.
- “Z Ertor Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike”, Mirdite.
- Euland Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike”, Shijak
- Fatlind Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike”, Tropojë.
- Ylli Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak. “Partia Demokratike”, Bulqizë.
- Syrja Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike”. Berat.
- Adriatik Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Arbnore Kombetare”, Tropoje.
- Pashk Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Lëvizja e Legalitetit”, Puke.
- Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, Gramsh.
- Kreshnik Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Agrare Ambjentaliste”, Tiranë.
- Armelin Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, Shijak
- Arsen Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Progresiste LZHK” Vlorë.
- Ali Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, Bulqizë.
- “Z. Marceljo Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, Kuçovë.
- Erald Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Koalicioni “Bashkë Fitojme”, Vlorë.
- Sokol Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Socialiste e Shqipërise”, Dibër.
- Valter Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Socialistes”, Shqipërisë”, Vlore.
- Emil Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Fushe Arrez
- Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Mallakastër.
- Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, Selenice;
- Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Republikane”, Shijak;
- Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Lëvizja e Legaliteit”, Mirditë:
- Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Shkodër.
- Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Divjakë,
- Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Partia “Konservatore”, Klos;
- Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Republikane”, Lushnjë;
- Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Koalicioni “Bashkë Fitojme”, Prrenjas;
- Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, Koalicioni “Bashkë Fitojme” Fier,
- Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Demokratike” Tiranë.