Edicioni i dytë i këtij eventi ishte një organizim i përbashkët i Shoqatës “Murgana Drasis” ( Murgana në Veprim), që përbehet nga djem e vajza të fshatit Sotirë, kryesisht në emigracion, nga Bashkia Dropull dhe nga Trupi Diplomatik i Greqisë në Tiranë dhe Gjirokastër. Përveç aspektit sportiv, objektivi i aktivitetit ishte promovimi edhe i bukurive natyrore të zonës , pasi siç dihet tashmë Sotira është pjesë e Projektit të Qeverisë Shqiptare ” 100 Fshatrat “. Vrapuesve nga Minoriteti Etnik Grek , nga disa qytete të Greqisë dhe nga vendi ynë, kryesisht nga Shoqata
” Marathon Albania” , iu u bashkuan jo vetëm Ambasadorja e Greens në vendin tonë , zonja Kostandina Kamici, dhe Konsulli i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis, Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, por edhe Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, zoti Volodimir Ruskov.
Në fund të aktivitetit u dhanë çmimet për meshkuj dhe femra në garat 3,5 dhe 17 km, duke lënë Takimin e rradhës në Edicionin e Tretë te ” Murgana Run”, verën e vitit të ardhshëm.